• |
ide | kryesore

Këto janë gratë e meshkujve më të pasur në botë

Arkiva, Paparazzi
facebook-1-2-420x420.jpg



Paratë nuk janë gjithçka dhe këtë e tregojnë fare mirë thjeshtësia dhe sharmi i grave të meshkujve më të pasur në botë.

Shumica e njerëzve mund të mendojnë se gratë e miliarderëve janë gjithmonë supermodele, të cilat kohën më të madhe ë kalojnë nëpër qendra bukurie dhe evente të mëdha.  Por në të vertetë ky mit nuk është gjithmonë i saktë.

Më poshtë po iu tregojmë disa nga gratë e meshkujve më të pasur në botë, të cilat mesa duket miliarderët kanë rënë në dashuri me to për shkak të thjeshtësisë dhe ëmbëlsisë që përcjellin.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan
facebook 1

Mark Zukerberg e kishte takuar gruan e tij kur ishte student në Harvard. Priscilla gjithmonë e kishte mbështetur dhe kishte besuar në suksesin e tij. Vetëm në vitin e 2016, pasuria e Mark Zuckerberg ishte mbi 50 miliardë dollarë. Ata janë martuar me 19 maj të vitit 2012, në një ceremoni modeste në shtëpinë e tyre. Ndërsa me  2 dhjetor të vitit 2015, Mark dhe Priscilla ishin bërë prindër për herë të parë.

Warren Buffett dhe Astrid Menks
warren

Ëarren Buffett është një nga investitorët më të mëdhenj të botës. Pasuria e tij në nëntor të vitit 2016 ishte më e lartë se 70 miliardë dollarë. Ai ishte takuar me Astridin në vitet e 1970’ta kur ajo punonte si kameriere. Diferenca në moshë mes tyre është 16 vite, duke dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë.

Bill dhe Melinda Gates
Bill Gates

Pasuria e Bill Gates në vitin 2016 ishte më e madhe se 80 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në fund të viteve 1980’ta në një konferencë të organizuar nga Microsoft (ajo ishte punëtore e kompanisë). Ata janë martuar në vitin 1994 dhe i kanë rritur së bashku tre fëmijë. Veç kësaj, ata janë drejtues edhe të fondit më të madh të botës për bamirësi.

Larry Page dhe Lucinda Southworth
Larry Sourthorth

Larry Page është themelues i ‘Google’. Pasuria e tij është mbi 30 miliardë dollarë. Shumë pak dihet për partneren e tij, e cila është shtatë vite më e re se ai. Siç duket ajo përpiqet gjatë tërë kohës ta shmangë vëmendjen e publikut, por dihet se çifti ishte martuar vetëm pak muaj pas fillimit të lidhjes, shkruan Telegrafi.

Jeff dhe MacKenzie Bezos
Jef Bezos

Jeff Bezos është themelues i gjigantit ‘Amazon’, ndërsa pasuria e tij është mbi 60 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në vitin 1991, e cila më vonë kishte thënë për një intervistë me ‘Vogue’, “Zyrat tona kishin qenë afër njëra-tjetrës, dhe vazhdimisht mund ta dëgjoja buzëqeshjen e tij të mahnitshme! Si të mos bija në dashuri me të?” Vetëm një vit më pas ata janë martuar dhe tani kanë katër fëmijë.