• |
ide | kryesore

Kylie Jenner tregon pengun e jetës së saj (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
Kylie-for-Glamour-MAIN.jpg



Në një klip të reality showt të saj të ri “Life of Kylie”, më e vogla e klanit Kardashian me keqardhje tregon se nuk ka shkuar në mbrëmje mature, kjo sepse ka bërë shkollën në shtëpi.

“Ishte shumë e dhimbshme,” i tregon Jenner skuadrës së saj. “Mu desh të hiqja nga rrjetet sociale të gjithë miqtë që kisha në shkollë. Ata me siguri kanë menduar se i urreja, por thjesht nuk mund ta shihja dot. Sepse ata postonin foto gjatë gjithë kohës dhe ishin në mbrëmje mature dhe unë s’mund ta shihja këtë. Më trishtonte shumë.” E vetmja herë që Kylie ka përjetuar një ndjesi të ngjashme ka qenë kur surprizoi një fans të sajin në mbrëmjen e tij të maturës dhe u shfaq papritur, duke befasuar gjithë të pranishmit.