• |
ide | kryesore

Messi me mesazh emocionues për Neymar (Video)

Arkiva, Sport
neymar messi.jpg



Ylli i Barcelonës, Leo Messi i ka dhënë lamtumirën Neymarit, për të cilin ka thënë se është kënaqësi që ka luajtur kaq shumë vite me të.

Ai po ashtu i ka dëshiruar shumë fat Neymarit në etapën e tij të re.

“Ishte një nder i madh që kemi luajtur bashkë kaq vite shoku Neymar. Të dëshiroj shumë fat në etapën tënde të re të jetës. Vazhdojmë. Të dua shumë”, shkruan Messi në Instagram. 

Neymar sot ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona për të kaluar në PSG, skuadër e cila do të paguajë klauzolën e tij prej 222 milionë eurove.