• |
ide | kryesore

Sia sjell Krishtlindjet atëherë kur ajo dëshiron

Arkiva, Paparazzi
gettyimages-611512302-1.jpg



Sa herë përmendim Krishtlindjen na vjen në mendje ajo periudha e ftohtë e vitit kur të gjithë mblidhemi pranë njëri-tjetrit duke kaluar ndoshta kohën më të bukur që mund të kalojmë ndonjëherë.

E nëse për të gjithë ne kjo periudhë përkon me fundin e dhjetorit, për këngëtaren e njohur Sia është…kur të dojë ajo!

Së fundmi raportohet se këngëtarja australiane ka firmosur një kontratë me “Atlantic Records” për një sërë projektesh dhe një nga këto është edhe një album me këngë Krishtlindjesh, i cili mund të publikohet në çdo kohë dhe nuk është parashikuar asnjë datë pranë 24-25 dhjetorit.

“Sia është një artiste e rrallë e këtij brezi. Ka një dhunti të jashtëzakonshme si këngëtare dhe si krijuese.  Mënyra e saj se si përdor artin, videot, performancat, këngët – çdo gjë që ajo bën e bën me një frymëzim të paparë”, – shprehet CEO-ja i labelit të njohur.

Epo, imagjinoni sikur Sia të na e sjellë albumin e Krishtlindjes në shtator teksa jemi ende në plazh… ide interesante!