• |
ide | kryesore

7 ushqimet që vrasin parazitët në mënyrë natyrale

Arkiva, Stil
12598.JPG



Përkundër asaj që mendojnë shumë njerëz, parazitët vijnë në shumë forma dhe madhësi dhe janë një shqetësim shëndetësor përtej kufijve të vendeve të varfra me kujdes të dobët shëndetësor.

Hulumtimet e fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) prezantuan vlerësimet tronditëse se si përhapen organizmat parazitare në trupin e njeriut.

Parazitër shpesh janë mikroskopike dhe më së shpeshti përhapen përmes ujit dhe ushqimit dhe prekin një pjesë dërmuese të njerëzve në planet. Për t’i rikthyer trupit balancën natyrale duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime organike me veti anti-parazitale.

Duke përfshirë këto 7 ushqime në dietën tuaj, ju e bëni trupin tuaj më pak të prirur për të pritur parazitët e pafund që ekzistojnë.

Hudhra

Ajo mund të jetë ushqimi më i përshtatshëm në këtë listë dhe ka një gamë të gjerë benefitesh shëndetësore. Është veçanërisht e dobishme në parandalimin e krimbave të rrumbullakët.

Qepa

Ato janë të pasura në komponentë squfuri dhe kanë veti anti-parazite. Lëngu i qepëve është shumë efektiv për krimbat intestinalë. Nëse vuani nga parazitët, pini dy lugë çaji lëng qepe në ditë për dy javë.

Vaj kokosi

Vaji i kokosit është një tjetër ushqim i pasur në nutrientë të rëndësishëm. Nivelet e larta të yndyrnave të ngopura i japin vajit të kokosit aftësinë të eleminojë parazitët intestinalë. Detoksifikon sistemin dhe parandalon zhvillimin e parazitëve.

Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë një efekt natyral anti-parazital në sistemin tretës. Farat në vetvete nuk i vrasin parazitët, por ndihmojnë në nxjerrjen e tyre jashtë nga trupi.

Farat e papajave

Ato kanë një numër të madh efektesh të dobishme për shëndetin, ndër të cilat aftësia për nxjerrë jashtë sistemit parazitët e zorrëve. Shija e tyre e këndshme i bën ato të pëlqyeshme për konsum, ju mund t’ua shtoni sallatave, t’i hani thjesht si fara kungulli apo t’i përdorni në pjata të tjera, shkruan Gazeta Shëndeti.

Ananasi

Ky frut i shijshëm tropikal i pasur në bromelain, ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të disa parazitëve infektues.