• |
ide | kryesore

Ylli i PSG-së ia dhuron Neymarit numrin e tij të fanellës (Foto)

Arkiva, Sport
pastore.png



Javier Pastore ka vendosur të heq dorë nga fanella me numër 10, për t’ia lënë brazilianit Neymar.

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore ka thënë se është i gatshëm të liroi fanellën me numër 10, vetëm e vetëm që Neymar të ndjehet mirë në PSG.

Ai tha se do t’i jap atij gjithë mbështetjen, në mënyrë që së bashku të fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Dua të ia ofrojë fanellën time Neymarit si akt i mirëpritjes. Dua që ai të ndjehet rehat dhe i lumtur që nga dita e parë”, tha Pastore për Cadena Ser.

“Dua t’i jap atij të gjithë mbështetjen që i duhet, në mënyrë që ne të fitojmë Ligën e Kampionëve. Dua ta pres me një simbolikë të vogël”.

Pavarërsisht se Neymar ka kërkuar largimin, La Liga ka refuzuar 222 milionë euro, për prishjen e kontratës me Barcelonën. /Express/