• |
ide | kryesore

Festë e çmendur në Paris/ Arsyet pse u transferua Neymar

Arkiva, Sport
ney.jpg



Neymar është prezantuar para afro 50 mijë tifozëve në “Parc des Princes”.A i cili tha se është transferuar te PSG-ja për të shkruar histori. Para ndeshjes që PSG fitoi 2:0 ndaj Amiens në kuadër të javës së parë në Ligue 1 pwr futbollistin e Barcelonws u zhvillua njw ceremoni madhwshtore.

“Faleminderit, kam ardhur të shkruaj histori”, tha Neymar, teksa përmendi edhe dy sloganet e klubit francez: “ici ces’t Paris” dhe “Parisi wshtw magjik”.

25 vjeçari brazilian, Neymar, u transferua te PSG-ja nga Barcelona për 222 milionë euro, duke thyer rekord historik.

Debati tashmë ka nisur se cilat janë motivet kryesore që shtynë Neymarin të largohet nga Barcelona, një ndër klubet më të mira në botë, për PSG-në.

Të shumtë janë ata që mendojnë se këtë e ka bërë për para (pasi në Francë do të fitojë 30 milionë euro në sezon), por e vërteta duket të jetë për diçka tjetër – “Topin e Artë”, trofe që ëndërron ta fitojë si fëmijë.

Në Barcelonë, së bashku me Messin në ekip, Neymar gjithmonë do të kishte qenë vetëm i dyti në garën për “Topin e Artë”, derisa në PSG ai do të jetë lider.

“Natyrisht çdo lojtar ëndërron që një ditë ta fitojë “Topin e Artë”. Nuk mund të them se kjo nuk është në mendjen time. Natyrisht, dua ta fitojë “Topin e Artë”. Por, nuk është në plan të parë. Erdha në PSG sepse kisha nevojë për një sfidë të re”, ka deklaruar Neymar.