• |
ide | kryesore

Kulisat/Loja politike e Katarit pas blerjes së Neymarit

Arkiva, Sport
Capture.PNG



Prapa shumës maramendëse të blerjes së Neymarit nga PSG përpos sfidës sportive fshihet edhe një sfifë e madhe politike. Dihet tashmë se skuadra e kryeqytetit francez, që shpenzoi shifrën rekord të 222 milionë eurove për të marrë futbollistin nga Barcelona është në pronësi të emiratit të Katarit. Sipas gazetës franceze L’equipe, që i kushtoi këtij rekordi të ri futbollistik plot 10 faqe, synimi i tij i tejkalonte caqet e futbollit. Lapsi.al e lexoi artikullin ku pretendohet se me këtë lëvizje Katari donte t’i përgjogjej komshijve të tij rivalë. L’equipe Faqja e pare foto lart) i referohet një portali të Dohas në gjuhën angleze i cili botonte një artikull me titullin: “Katari i përgjigjet rivalëve të tij me lojën e vet të “soft power”. Po cilët janë këta konfurentë që i referohet “Doha Stadium”?
Natyrisht shtetet e Gjirit Persik shkruana gazeta franceze. 
Që prej 5 qershorit të kaluar këto shtete i kanë bërë  jë bllokadë emiratit të vogël (2.7 milionë banorë)prodhues të gazit të cilin e akuzojnë për mbështetje të terorizmit dhe se do të afrohet me Iranin shiit.”Dhe transferimi i Neymar u bë në pikun e krizës më të rëndë të dekadave të fundit” shkruan Doha Stadium. Ndërsa gazeta L’equipe citon analistin e njohur të lindjes së mesme Andreas krieg i cili thotë: “Kjo është një sfidë e hapur ndaj Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.
Në këtë kontekst Katari do të tregojë se pavarësisht bllokadës ai vazhdon me krenari pushtimet e veta ekonomiko dhe sportive. Edhe blerja e Neymar i shërbeu këtij qëllimi thuhet në artikullin e lexuar nga Lapsi.al. 
“Ajo që po na ndodh tani na bën më të fortë thotë Hoagamed Elgazar gazetar i të përditshmes lokale El Watan. n kemi projekte në mbarë botën dhe jo vetëm në Paris. Këtu njerzit nuk interesohen për spektakël, por për gjëra konkrete. Ata nuk mendojnë për shumën e shpenzuar po për famën që ajo do t’i japë PSG dhe përmes saj Katarit. (pergatiti Lapsi.al)