• |
ide | kryesore

Zjarret kalojnë kufirin, gjenerali grek: Shqiptarët i djegin qëllimisht zonat minoritare

I pakategorizuar
C_2_fotogallery_3012978_8_image.jpg

Greqia tërhoqi avionët që i kishte dërguar shqipërisë për ta ndihmua për fikjen e zjarreve. Ndërkohë, mësohet se këto avionë do tëriaktivizohen në tokën greke këtë, pasi ka patur disa vatra zjarri në kufi me vendin tonë.

Madje, një ndër gjeneralët më në zë në Greqi shkon deri aty sa të fajësojë shqiptarët për zjarrvënie të qëllimshme në zonat minoritare, duke mos marrë parasysh shtrirjen gjeografike të zjarreve në Shqipëri, ku prej ditësh janë shkrumbuar qindra hektarë nga veriu në jug.


Ish zv-komandanti i Përgjithshëm i forcave zjarrfikëse të Greqisë, Adrianos Gurabasis i shkruan një letër ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit, ku shprehet se zjarret e ndezura në fshatrat e minoritetit vlerësohen si të vëna qëllimisht prej grupeve kriminale, që sipas tij kanë synim për të çrrënjosur popullsinë vendase në këto zona.

Ai i kërkon ministrit dërgimin e avionëve dhe hetuesve në jugun e Shqipërisë. Zyrtarisht, sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, zjarret që digjen prej disa ditësh në territorin shqiptar në orët e pasdites së të premtes janë përhapur edhe në Greqi.

Që prej orës 14:20, sipas asaj lokale, një vatër zjarri është regjistruar në vendin e quajtur “Palamba”, ku ka marrë flakë një sipërfaqe me shkurre të thata në malet midis Janinës dhe Igumenicës. Një vatër e dytë u regjistrua pak kilometra më tej, në zonën e Limerit, ku ka marrë flakë një zonë pyjore.

Zjarrfikësit kanë depërtuar në zonë me ndihmën e buldozerëve dhe pritet të kthehen avionët, por vetëm në territorin grek.

Kthehu