• |
ide | kryesore

Analiza e Berishës/ Kush është fajtor për 21 viktimat e 2 muajve të fundit

I pakategorizuar
20842068_851153185045590_3591095295842970449_n.jpg



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizë mbi rastet e shumta të humbjes së jetëve në brigjet shqiptare në këtë sezon turistik. Ish-kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri, këtë sezon turistik u mbytën pushues 4 herë më shumë se në mbarë Europën.

Mbytja e nje pushuesi ne Velipoje, sipas Berishës është e treta në 5 ditet e fundit ne brigjet e vendit. Ai numëron 21 viktima në këtë sezon turistik ne ujerat e brigjeve te detrave tona, “sikur te ishin brigjet e askujt” – shkruan Berisha në Facebook.

“Me viktimen e sotme numri i pushuesve qe u mbyten vetem ne ujerat e brigjeve te detrave te vendit kete sezon turistik, kalon me mbi kater here numrin e pushuesve te mbytur ne te gjitha brigjet e detrave te Europes. Kjo shifer e paregjistruar kurre me pare ne Shqiperi, deshmon keshtu se brigjet tona jane brigje te nje vendi pa shtet, brigje ne te cilat, pavaresisht nga taksat qe paguajne pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgje dhe, kunder rrezikut qe paraqet uji, nuk investohet qofte dhe nje qindarke nga qeveria apo bashkite per shpetimin e njerezve ne rrezik mbytje” – shkruan Berisha.

Në fund u shpreh ngushëllime familjarëve të atyre që sipas tij humbën jetën këtë verë pa pasur asnje lloj ndihme te shpejte shpetimi. Berisha denon si “të papergjegjshme dhe kriminale qendrimet e qeverise dhe vet Norieges per mungesen e plote te ndihmes ndaj rrezikut te njohur qe ejziston per jeten e pushuesve qe lahen ne ujerat e brigjeve tona!” – e mbyll Berisha.