• |
ide | kryesore

PDIU mbron Aqif Rakipin nga akuzat e Partisë Demokratike

I pakategorizuar
aqif-rakipi3.jpg



Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklaratave të PD që kërkon heqjen e imunitetit të deputetit Aqif Rakipi. Në një deklaratë për mediat PDIU i kërkon PD që mos bëjë rolin e hienave me një aksident tragjik.

Sipas PDIU “ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurd për të bërë opozitë”.

Reagimi i PDIU

PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.

Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurd për të bërë opozitë.

Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.

I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush.