• |
ide | kryesore

Çfarë propozon Daçiç për ndarjen e Kosovës?

I pakategorizuar
Dacic-Ashton-Thaci.jpg

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se ai kishte një propozim kompromisi për ndarjen e asaj që i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të shmangur konfliktin. 

Daçiç publikoi një artikull në gazetën e zotëruar nga shteti Vecernje novosti të dielën, ku sugjeroi që për të shmangur një konflikt në të ardhmen për Kosovën, çfarë i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë duhet të ndahet , megjithëse ai nuk e shpjegoi se çfarë do të nënkuptonte kjo në praktikë.

Ai tha se një Lidhje e Komunave Serbe duhet të krijohet në jug të Kosovës, e ngjashme me atë që duhet të ngrihet në veriun kryesisht serb sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës.

Për të garantuar sigurinë e Kishave Ortodokse Serbe në Kosovë, Daçiç propozoi krijimin e “komuniteteve të pavarura fetare”, që do të ketë një lloj autonomie territoriale.


Daçiç propozoi më tej se duhet të ketë “kompensim financiar për pronën shtetërore dhe private të uzurpuar”.

“Të gjithë kanë nevojë për një zgjidhje afatgjatë të konfliktit serbo-shqiptar dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje mes serbëve dhe shqiptarëve, në të cilën secila palë do të humbasë diçka dhe do të fitojë një tjetër”, shkroi ai në artikullin e tij.

Presidenti serb Aleksandër Vuçic më 23 qershor kërkoi një “dialog të brendshëm” në Serbi rreth Kosovës, për të gjetur një zgjidhje për çështjen.

Kthehu