• |
ide | kryesore

VIDEO/ Edhe arbitri u gëzua për penalltinë e Barcelonës

Arkiva, Sport
0_1502741097-2948959.jpg



Vazhdojnë komentet mbi finalen e parë të Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës ku madrilenët triumfuan 3-1. Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku duket një reagim i çuditshëm i gjyqtarit Ricardo De Burgos Bengotxea në momentin e rrëzimit të Suarez zonën e rreptësisë. Pas këtij rrëzimi ai akordoi penallti për katalansit që u kthye në gol nga Messi. Disa nga mediat shkruajnë se arbitri u gëzua për penalltinë e Barcelonës ndërsa pak më vonë ndëshkoi me karton të kuq Cristiano Ronaldon pas një kontakti në zonë me Samuel Umtiti, në një rast shumë të diskutueshëm.