• |
ide | kryesore

VIDEO/ Milan reagon pas mesazhit të shqiptarëve të Shkëndijës

Arkiva, Sport
asdsddddd.jpg



Klubi i shqiptarëve të Tetovës, “Shkëndija” postoi sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një video dedikuar Milanit me të cilin do të ndeshet në fazën “play-off” të Europa League ku bënte një krahasim me humor mes dy skuadrave dhe dy qyteteve.

Video më lart mori shumë pëlqime në rrjetet sociale ndërsa nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë klubi i Milanos. Disa orë pas postimit të videos në faqen zyrtare të Milan në Facebook shkruhej: “Përshëndetje KF Shkëndija. Treguat shpirt të madh të rivalitetit të shëndetshëm. Do të jetë një kënaqësi t’ju presin të enjten në ‘San Siro’. Shihemi miq”, – shkruan Milan.