• |
ide | kryesore

Del për vrap në “plazhin e vjetër” të Vlorës, tre të panjohur e godasin me thika 38-vjeçarin

I pakategorizuar
thike.jpg



Tre persona ende të paidentifikuar kanë goditur me thika një 38-vjeçar i cili mëngjesin e 16 gushtit 2017 kishte dalë për të bërë vrap në “plazhin e vjetër” në Vlorë.

Policia e Vlorës informon se tre të panjohuarit i janë afruar 38 vjeçarit të identifikuar me inicialet K.D, banues në Vlorë dhe “për motive të dobëta kanë nisur të konfliktohen”

“Gjatë konfliktit të çastit, tre shtetasit e kanë goditur shtetasin K.V., me mjete të ftohta prerëse dhe janë larguar” – shpjegon policia.

I dëmtuari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ka qënë jashtë rrezikut për jetën është larguar për në banesën e tij.

Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.