• |
ide | kryesore

(FOTO&VIDEO) Furgoni futet mes turistëve, 14 të vdekur në Barcelonë

I pakategorizuar
barcelone1.jpg



Mediat e huaja raportojnë për 13 viktima nga sulmi që një furgon kreu mbi grumbullin e njerëzve në një zonë turistike në Barcelonë. 

Sipas policisë lokale, incidenti ndodhi afër rrugës së famshme të qytetit, La Rambla, e cila tashmë gjendet e bllokuar nga policia.

Dëshmitarët flasin për disa të plagosur, ndërkohë që mediat deklarojnë se të paktën dy persona kanë humbur jetën. Policia spanjolle ende nuk mund të thotë se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarje. 

Nuk përjashtohet që ky sulm të jetë terrorist, por dyshohet edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dyshimet se ky mund të jetë një sulm terrorist i paralajmëruar shtohen pasi javët e fundit, janë parë grafiti të ndryshme në mure që kërcënojnë turistët e Barcelonës, qytet i cili vizitohet nga 11 milionë njerëz çdo vit. 

Në një video të publikuar më parë nën sloganin “turizmi vret fqinjësinë”, disa individë kanë ndaluar një autobus me turistë në Barcelonë, duke shpuar gomat dhe duke vizatuar me spraj nëpër xhamat e tij. 

Drejtuesi i furgonit që u fut në turmë sot është arrestuar nga Policia dhe po merret në pyetje. 

Ndërkohë flitet edhe se dy persona të armatosur janë mbyllur në një restorant pranë zonës ku ndodhi sulmi me furgon. Pritet të hidhet dritë mbi këtë ngjarje. 

Reuters raportoi se shërbimi emergjent i Katalanjës ka kërkuar që të mbyllen stacionet e trenave dhe metrosë. /LAPSI.AL/ 

 
Sulm në Barcelonë. Furgoni futet mes turmës së… by lapsi-al

 

 (Furgoni që u fut në turmë)