• |
ide | kryesore

Londër/ Burg 23-vjeçarit shqiptar që trafikonte drogë. U kap pasi kaloi semaforin e kuq

I pakategorizuar
nintchdbpict000278805765.jpg



Një 23-vjeçar u dënua 2 vite e 4 muaj burg në Londër, pasi u shpall fajtor për trafikim droge dhe posedim të dokumenteve false.

Erjon Bajraktari u arrestua mbrëmjen e 3 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi kaloi me semafor të kuq në Bishopsgate. Pasi u ndalua nga policia, Erjon Bajraktari i ka dhënë atyre një kartë identiteti lituaneze false me emrin Oliver Markus.

Pas dyshimeve nisur nga cilësia e dobët e kartës së identitetit si dhe pamundësisë së 23-vjecarit për t’iu përgjigjur pyetjeve, policia urdhëroi kontrollin e mjetit të shqiptarit ku u gjetën 13 doza kokainë nga qentë anti-drogë.

I riu shqiptar i tha policisë se ishte në qytet për të “shikuar urat e bukura”, por më pas pranoi se posedonte drogë me qëllim trafikimin e saj. Policia sekuestroi gjithashtu 1 mijë paund dhe një telefon iPhone. 

Bajraktari