• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm Demiraj jep dorëheqjen: Falenderoj Policinë, Prokurorinë dhe ish-ministrat

I pakategorizuar
screenshot-1_1502949748-754966.jpg



Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, nëpërmjet një statusi në në rrjetin social facebook, ka thënë se ka qenë një nderi i jashtëzakonshëm për të që ka mundur ti shërbejë vendit të tij. Në pritje të një dorëheqjeje zyrtare nga ana e ministrit, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i besoi drejtimin  e ministrisë së Brendshme, pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës.

Gjithashtu Demiraj ka falënderuar edhe ministrat  e tjerë teknikë për frymën e bashkëpunimit dhe sfidat që përballuan së bashku. Në statusin e tij në rrjetin facebook, Demiraj ka listuar edhe arritjet e tij si ministër i Brendshëm gjatë këtyre tre muajve që drejtoi këtë dikaster.

Statusi i plotë i Demirajt:
Te nderuar Miq!

Keto 12 jave ne detyre si Minister i Puneve te Brendshme ka qene nje nder i jashtezakonshem ti sherbeja vendit, qytetareve dhe te gjithe shtetasve qe jetojne e punojne ne Shqiperi.

Deshiroj qe ti shpreh mirenjohjen me te thelle kryetarit te Partise Demokratike, Z. Lulzim Basha per besimin per te kryesuar kete dikaster ne nje moment te veshtire per vendin dhe per mbeshtetjen e Tij te vazhdueshme shtetare per te realizuar detyrat tona kushtetuese.

Bashkepunimi me koleget ne qeveri, znj Mandia, Vukaj, Karabina, Kertusha, z Bardhi dhe Beqiri, koleget e shkelqyer te MPB, policise se shtetit, SHISH, Prokurorise se Pergjithshme, Prokurorise se Krimeve te Renda, Avokatin e Popullit dhe gjithe agjensive ligjzbatuese te vendit, kane qene ne frymen institucionale dhe me kete rast shpreh nje falenderim te madh per perballimin e nje sere sfidash te medha sic ishin mbarevajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, trafikimit te qenieve njerezore, lufta kunder terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i nje sezoni turistik te qete.

Prioriteti im per tolerance zero ndaj droges ne bashkepunimi me policine e shtetit prodhoi disa rezultate te dukshme: 37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrenje kanabis te shkaterruara, 13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar per kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht ne terren dhe jo masa prapagandistike.

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucionet e përfshira në planin e masave ka qene shumë i lartë, intensiv dhe smart. Kontrolli absolut i territorit ka qene dhe do te jete detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet te angazhohet maksimalisht.

Nje falenderim per cdo efektiv te ndershem te Policise se Shtetit. Organizata e Policise se Shtetit ka punonjës të përkushtuar, qe jane ne front te pare në luftën kundër trafiqeve te paligjshme në përgjithësi dhe trafikut te lendeve narkotike ne vecanti.

Une, ashtu si dhe cdo qytetar i ketij vendi, mendoj se ka individe te korruptuar, te implikuar e kontribues ne ideimin dhe zbatimin e te ashtuqujturit plan i kanabizimit te vendit dhe per kete duhet bere nje pune me e mire ne vazhdim nga prokuroria dhe gjykatat per te mos lejuar keta individe te kthehen ne fenomen te shoqerise shqiptare. Ne gjykimin tim reagimi qytetar ndaj ketyre fenomeneve duhet te shtoje presionin ndaj cdo institucioni ligjzbatues per te bere detyren dhe risjelle sundimin e ligjt ne vend.

Kam dhe nje falenderim te sinqerte per gazetaret dhe median e lire. Kam pasur nje bashkepunim te mire e jam ndjere i vleresuar qe media ka perkrahur e percjelle publikisht mesazhet qe une ne cilesine e Ministrit te Brendshem kam pasur per qytetaret ne ushtrim te detyrave te mia.

Thene kjo, mendoj se duhet te sqaroj se cdo kontribut i imi ne qeverisje eshte bere ne funksion te realizimit te qellimeve te treguara me lart ne kuader te detyres time si minister teknik, e sigurisht jo ne kuader te perfshirjes time ne qeverine e ardhshme te mazhorances aktuale.

Kam qene dhe vazhdoj te jem i vendosur per te kontribuar ne drejtimin e agjensive ligjzbatuese qe merrem me ceshtje te sigurise dhe mbrojtjes kombetare.
Pune te medha e presin perpara Shqiperine!
Ju faleminderit. DD.