• |
ide | kryesore

Shqiptarët ndezin Milanon para ndeshjes së “Shkëndijës” (foto, video)

Arkiva, Sport
shkendija milano.jpg



“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano.

Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për Itali me 20 autobus dhe janë një numër i madh i tyre në Milano për të përkrahur Shkëndijën.

Ata janë mbledhur në sheshin “Piazza Dome” dhe janë duke bërë atmosferë fantastike para ndeshjes në “San Siro”, ku festës i janë bashkuar edhe shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje.

Milani dhe Shkëndija do të përballen në “Play Off” të Europa League nga ora 20:45, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet në Shkup javën e ardhshme. /express/