• |
ide | kryesore

Tentoi të digjte pyllin në lagjen “Kala” të Beratit, prangoset 42-vjeçari

I pakategorizuar
jona-1_1502964640-9397703.jpg



Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohet se ka tentuar të djegë pyllin në lagjen “Kala”.

Mësohet se në pranga është vënë Asqeri Pashallari, banues në këtë qytet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thika, 1 çakmak, 1 lupë zmadhuese si dhe disa sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.