• |
ide | kryesore

Tmerr në Barcelonë, furgoni përplas turmën e turistëve

I pakategorizuar
2317866_630x354.jpg



Një furgon mallrash u fut në një zonë të populluar me turistë në Barcelonë, duke marë përpara një turmë të madhe njerëzish.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluara me turistë të Barcelonës, në La Rambla. Mësohet se njerëzit ishin duke kaluar rrugën në “La Rambla”, kur furgoni i ka përplasur në kryqëzim.

“El Pais” shkruan se ka disa të plagosur. Nuk përjashtohet që ky sulm të jetë terrorist, por dyshohet edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dyshimet se ky mund të jetë një sulm terrorist i paralajmëruar shtohen pasi javët e fundit, janë parë grafiti të ndryshme në mure që kërcënojnë turistët e Barcelonës, qytet i cili vizitohet nga 11 milionë njerëz çdo vit. Drejtuesi i furgonit është arrestuar nga Policia dhe po merret në pyetje. /LAPSI.AL/