• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Dramë” e Skënderbeut, i ikën fitorja minutën e fundit

Arkiva, Sport
c6c1beb2c35cd799003a-665x400.jpeg



Skënderbeu ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të Play Off të Europa League përballë Dinamos së Zagrebit. Goli për korçaret u shënua në minutën e 37-të të pjesës së parë nga Latifi. Ishte një kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut me Gavazajn në të djathtë. Mesfushori i kaloi topin në qendër Latifit i cili gjuan dhe pastaj është me fat që topi i kthehet sërish në këmbë pasi përplaset në trupin e portierit kundërshtar, duke e shtyrë atë në rrjetë.

Më pas ishin të shumta sulmet e kroatëve, por mbrojtja dhe porta e korcarëve nuk u prek deri në minutën e 94-t. Një goditje dënimi e devijuar nga Henrikez përfundoi pas krahëve të Shehit.

Skënderbeut iu mohua një gol i rregullt në minutën e 10-të. Topi përfundoi në rrjetë pas një kombinimi mes Latifit e Vangjelit, por vijërojtësi sinjalizon në mënyrë të gabuar për pozicion jashtë loje.

Megjithatë edhe barazimi është një rezultat i mirë për Skënderbeun që do të presë Dinamo Zagreb më 24 gusht në Elbasan Arena për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet në grupet e Europa League.