• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni 6 golat që Milan i shënoi Shkëndijës së Tetovës

Arkiva, Sport
mil_1503003182-4704643.png



Milan ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Europa League, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Shkëndijës me rezultatin e thellë 6-0.

Milan e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 13-të me anë të Andre Silva. Deri në fund të pjesës së parë shënuan edhe dy herë të tjera me Montolivo (25’) dhe sërish me Silva (28’).

Vendësit vazhduan me paraqitjen e mirë edhe në ndeshjen e dytë, ku shënuan po ashtu 3 gola me anë të Borini (67), Antonelli (69) dhe Montolivo (85).

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës.