• |
ide | kryesore

VIDEO/ Skënderbeu shënon ndaj Dinamo Zagreb, i anulohet një i rregullt

Arkiva, Sport
latifi-665x400.jpg



Skënderbeu është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të Play Off të Europa League përballë Dinamos së Zagrebit. Goli për korçaret u shënua në minutën e 37-të të pjesës së parë nga Latifi. Ishte një kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut me Gavazajn në të djathtë. Mesfushori i kaloi topin në qendër Latifit i cili gjuan dhe pastaj është me fat që topi i kthehet sërish në këmbë pasi përplaset në trupin e portierit kundërshtar, duke e shtyrë atë në rrjetë.

Skënderbeut iu mohua një gol i rregullt në minutën e 10-të. Topi përfundoi në rrjetë pas një kombinimi mes Latifit e Vangjelit, por vijërojtësi sinjalizon në mënyrë të gabuar për pozicion jashtë loje.