• |
ide | kryesore

Kërcënoi me armë ish-bashkëjetuesen, shoqërohet në polici ish-deputeti socialist

I pakategorizuar
ppp.JPG



Ish-deputeti i PS-së në Elbasan, Hamit Kosta është shoqëruar ditën e sotme në Komisariat, pas një konflikti të ashpër me ish-bashkëjetuesen.

Sipas njoftimit të policisë, Kosta kërcënoi me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, 38-vjeçaren E.T. e cila mbeti e terrorizuar nga akti. 

20915960_10214002225195493_1606346385_n 

Burime nga Policia thonë se Kosta u kallëzua nga ish-e shoqja e tij dhe Policia ka shkuar në banesë për ta shoqëruar në Polici.

Nuk dihet ende motivi i konfliktit. Ai në vitin 2008 braktisi PS-në për PDK-në. /LAPSI.AL/ 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kanos me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Hamit Kosta, 62 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi  në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer”  me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri  ish- bashkëjetuesen, shtetasen  E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj. Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.