• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci pas sulmit terrorist në Barcelonë, shkon në 14 numri i viktimave

I pakategorizuar
h_53710766-1160x785.jpg



Ka shkuar në 14 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist Barcelonë të Spanjës. Qyteti i famshëm spanjoll u trondit pasditen e djeshme, pasi një furgon përplasi turmën në një zonë turistike duke përshkuar 600 metra duke lënë deri tani 14 viktima dhe mbi 100 persona të plagosur.

Pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuar shumë nga turistët, mbi 11 milionë në vit, zona është rrethuar nga forcat e sigurisë.

Ndërkohë që në Cambrils, në jug të Barcelonës u parandalua një tjetër sulm terrorist në mesnatë, ndërsa policia ka vrarë 5 terroristët të cilët kishin breza shpërthyes.

Terroristët plagosën disa persona para se të ndërhynte policia duke i vrarë. Nga ngjarja e dytë mbetën 7 të plagosur, mes tyre edhe një polic. 

Ndërkohë që deri tani për sulmin në Spanjë janë arrestuar tre persona, një prej tyre me origjinë marokene.