• |
ide | kryesore

Trump ngre mbrojtjen kibernetike në nivelin më të lartë

Arkiva, Planet
trump .jpg



Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump urdhëroi sot rritjen e mbrojtjes kibernetike në nivelin e komandës luftarake të bashkuar, në të njëjtin nivel si forcat speciale, duke theksuar kështu rëndësinë që i jep një fushe thelbësore për sigurinë kombëtare.

“Kjo komandë e re do të përforcojë operacionet tona në hapësirën kibernetike, do të krijojë më shumë mundësi për të përmirësuar mbrojtjen e kombit tonë, do të tregojë mobilizimin tonë të lartë kundër kërcënimeve të hapësirës kibernetike, do të ndihmojë për të garantuar aleatët tonë, partënerët dhe të frenojë kundërshtarët tanë”, theksoi Trump.

“United States Cyber Command” do të ketë të njëjtin nivel të komandave të tjera speciale (forcat speciale, logjistike dhe transporti, parandalimi bërthamor) si dhe të komandave rajonale që mbulojnë dhe drejtojnë operacione të ndryshme të ushtrive të ndryshme në një vend të caktuar.

Krijimi i saj duhet të mundësojë të bëjë zinxhirin e komandimit më efikas në operacionet që kërkojnë shpesh herë të reagohet shumë shpejt por gjithashtu për të zhvilluar metoda të reja të luftës elektronike dhe informatike.