• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shqiptarja rrëfen tmerrin e Barcelonës: Kur Zoti të do, të shpëton në 50 sekonda

I pakategorizuar
romina-ne-fb.png

Sulmit terrorist që goditi dje Barcelonën, i ka shpëtuar për mrekulli edhe një grua shqiptare me fëmijën e saj vetëm 1-muajshe e gjysmë.
Romina Dervishi, ka ndare ne profilin e saj ne Facebook disa video nga Barcelona, ku shkruan: “Kur te don zoti te shpeton per 50 sekonda . Faleminderit zot”.
Romina Dervishi ka qenë e pranishme me foshnjën e saj në “Las Ramblas” dhe në ato momente ka hyrë në një dyqan. Ajo falenderon Zotin që mundi të shpëtojë.
“Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe”,- shkruan ajo.
Ajo thotë se furgoni i masakrës u kaloi shumë pranë, fatmirësisht pa i lënduar.
Ndërsa në një intervistë për Panorama, Dervishi thotë se nënë e bijë i kanë ndarë vetëm 50 sekonda nga vdekja.
“Unë jam me familjen këtu. Unë vetë kam 1 vit e gjysmë ndërsa bashkeshorti im ka 6 vjet qe jeton ketu. Në momentin e pare s’e morem seriozisht. Vetëm kur me tha një vajzë “mos shko andej”. Kjo mikesha ime ruse ka shumë frikë dhe nderruam rrugë. 
Po hynim nëpër dyqane me ble ne momentin qe nderruam rruge, na vjen fugoni drejt. E fal zotit dhe ndihma e shpejte qe me ndihmuam hymë ne lokal dhe fugoni kaloi para nesh mori shumë njerez përpara. Shumë pak sekonda me ndanë nga sulmi.
“Nuk pata mundësi të telefonoja njeri. U munduam te dilnim nga aty dhe në moment morëm taksi për në shtepi. Telefoni filloi te binte nga te afërmit dhe miqte, por nuk kishim kohë me fol. Se ishim te tensionuar nga ngjarja, vajza po me qante”
– rrëfen shqiptarja.

 


Kthehu