• |
ide | kryesore

Dëshmitari i vrasjes në Ksamil: U dëgjuan krismat, pastaj një grua që qante!

I pakategorizuar
Capture.jpg



Foto më lart është bërë në Ksamil në vendin ku ndodhi ekzekutimi i një burri rreth të pesëdhjetave, pak pas mesnatës të së shtunës. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe as identiteti i viktimës, por një dëshmitar tha për Lapsi.al se në fillim u dëgjuan disa krisma armësh, pastaj një grua nisi të qajë me të madhe. Në zonën përreth është krijuar rrëmujë, ndërsa me të mbërritur policia është qartësuar se kishte ndodhur një vrasje. E gjithë zona në Ksamil po kontrollohet nga policia. Postblloqe janë ngritur edhe në Sarandë./Lapsi.al