• |
ide | kryesore

Hollanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët në BE

I pakategorizuar
1fa323e01db7eb05b1c17299a830efd7_XL.jpg



Policia dhe Prokuroria Holandeze kanë hartuar një raport ku kërkojnë rikthimin e detyrimit të vizave për shtetasit shqiptarë në hapësiren Schengen. ABC News ka siguruar dokumentin, i cili flet se është pikërisht rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare ai që çon në një kërkesë të tillë. Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësiren Shengen. 

Pas problematikave në rritje te kriminalitetit nga bandat shqiptare shqiptare në Holandë, Policia Holandeze në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar Qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit Shqiptarë në zonën Schengen. Këtë e konfirmon një memo e brendshmë që përshkruan raportin në fjalë, i cili i është nisur për keshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave. Një kërkesë e tille është siguruar në një menyrë ekskluzive nga ABC News.

Kriminelet shqiptarë në Holandë janë fuqizuar se tepërmi vitet të fundit, ku ata operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qënieve njerëzore. Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimin e detyrimit për pajisjen me vizat në menyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Schengen dhe në Holandë.

Policia e Amsterdamit ka konfirmuar për ABC News ekzistencën e këtij raporti, dhe tha që Policia ka parë një fuqizim të fortë t elementëve kriminalë në Holande. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Do të jetë Qeveria në Holandë që do të vendosë për një masë të tillë, që deri tani po studion raportin. Zyra e ministrit të Brendshën preferon të reagojë pasi ministri të ketë marrë vendimin e tij. Të paktën disa parti politike janë shprehur në të kaluaren pro forcimit të masave shtrënguese për Shqiptarët, dhe kështu rikthimi i vizave mund të jetë një opsion real për Holandën./ ABC News