• |
ide | kryesore

Jozefina Topalli për kthimin e vizave: Fajin e ka i forti i Tiranës!

I pakategorizuar
Jozefina-Topalli4.jpg



Letra e policisë hollandeze ka nxitur reagime të forta të opozitës në Tiranë, pasi për herë të parë flitet drejtpërdrejt për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Kërkesa ka qenë paralajmëruar edhe më herët shkruan Jozefina Topalli në një status në Facebook, por Rama dhe Bushati kanë nënqeshur kur e kanë dëgjuar kohë më parë.

“Kur ne parlament kam paralajmeruar se

rritja e krimit dhe trafiqeve te droges mund te rrezikoje levizjen e lire, i forti i Tiranes permes ministrit te tij te jashtem e perjashtoi me nenqeshje” shkruan Topalli.

Sot, bashkë me thirrjen e Francës për të ndalur azilkërkuesit, situata duket shumë më serioze, sipas Topallit që e drejton gishtin tek Edi Rama. “Pergjegjesia per kete kercenim serioz ka pergjegjes vete PM Rama, qe ka hyre ne histori si i forti i Tiranes, qe drogen e beri politike ekonomike te tij” shkruan Topalli.

STATUSI

Policia Holandeze kerkon kthimin e vizave per shqiptaret.

Sot ne te gjitha mediat eshte shperndare lajmi i kerkeses se Policise Holandeze per kthim te vizave per shqiptaret.

Ky lajm vjen brenda nje muaji, kur Franca terhoqi vemendjen dhe thirri Ministrin e jashtem Shqiptar per te njejten ceshtje.

Kur ne parlament kam paralajmeruar se

rritja e krimit dhe trafiqeve te droges mund te rrezikoje levizjen e lire, i forti i Tiranes permes ministrit te tij te jashtem e perjashtoi me nenqeshje.

Sot liria e levizjes eshte me e kercenuar, dhe kjo do ishte “colpo di grazia” per nje vend ne deshperim, ku 56% e popullsise duan te ikin, sepse nuk shohin perspektive ne token e tyre.

Heqja e vizave ishte nje nder arritjet me te medha te kohes. Ishte endrra e nje populli te izoluar ne dekada.

Lajmi per rrezikun e kthimit te regjimit te vizave eshte i zi.

Pergjegjesia per kete kercenim serioz ka pergjegjes vete PM Rama, qe ka hyre ne histori si i forti i Tiranes, qe drogen e beri politike ekonomike te tij.