• |
ide | kryesore

Korçë, dasma kthehet në mort, një burri i bie të fikët në lokal dhe vdes në spital

I pakategorizuar
largea_ambulance-ngjarje1435656270.jpg



Nga dasma në mort. Gëzimi i martesës për një çift në Korçë ka përfunduar kur mësuan se në ceremoni njërit prej dasmorëve, i ka rënë të fikët dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Korcës.

 

Policia e Korçës raporton se viktima ishte rreth 40-vjeç, ndërsa nuk dihet lidhja që kishte me çiftin që martohej mbrëmë.

Atij iu dha ndihma e menjëhershme dhe u transportua në spitalin e qytetit, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.