• |
ide | kryesore

Lajme komunale nga Tirana

Arkiva, Blog
15170837_1143987328982434_1337999120138064176_n.jpg



Nga Kastriot Dervishi
Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televizionet kombëtare lajme të mërzitshme të karakterit komunal nga Bashkia e Tiranës, të cilat nuk tregojnë veçse një nivel të lartë agjitacioni e propagande me synim për ta bërë publikun të krijojë një perceptim tjetër ndryshe nga ai që është në të vërtetë. Kjo narkozë agjitative, e ngjashme me propagandën 45-vjeçare komuniste (që dikur na bëri vendin më të mirë në botë), ka arritur deri aty sa t’i kthejë televizionet në minuta të caktuara në profile komunale.

Ushtrimi i detyrave funksionale nga një institucion nuk përbën lajm, nuk është as ngjarje e madhe dhe as ushqim i detyrueshëm për publikun. Për fat të keq, është krijuar një perceptim i gabuar se ky ushtrim duhet demonstruar patjetër në publik si ushqim i detyrueshëm për masën. Në të vërtetë përbën lajm, pikërisht mosushtrimi i detyrave funksionale dhe ato për të cilat të ngarkon ligji.
Skenari i këtij agjitacioni është shumë i lexueshëm e është bërë tej mase qesharak, saqë dihet edhe pa u shfaqur fare. Shfaqet në fillim në vendin e caktuar, kryetari me disa njerëz. Në verë mëngët e gjata të këmishës janë të përveshura në mënyrë që të krijohet ideja e njeriut punëtor. Në dimër sipas rastit. Trupa e përzgjedhur për filmim ecën disa metra. Në krah është përfaqësuesi legjislativ i partisë, “deputeti i zonës” (pavarësisht se në Shqipëri nuk ka deputetë zonash, por vetëm qarqesh). Rrugës i japin dorën ndonjë kalimtari, mbajnë në krah ndonjë fëmijë, etj. Pastaj shohin në një hartë e bëjnë me gisht diçka në të. Flet kryetari, monolog me vetveten, fjalë të përgjithshme që “i vjen mirë”, “që vlera e pronës është rritur”, etj. Gjatë kohës që flet kryetar në sfond është gjithnjë një mjet që punon. Meazallah se ndryshoi ndonjëherë ky plan.

Sikur 60 bashkitë e tjera të nisin kaseta të gatshme për televizionet kombëtare, nuk do marrë njeri më malli të shohë lajme sepse nuk do quhen më të tilla, por ato minuta do jenë vetëm komunale. Ujërat e zeza, çerdhet, rrugët, uji i pijshëm, etj, janë çështje të bashkive. Për një qytet, janë ngjarje të mëdha përurime veprash të mëdha si ujësjellësit e rinj, parqet, rrugët e reja, qendrat kulturore, bibliotekat, etj, por kurrsesi nuk përbëjnë lajme saldimi i ndonjë tubi, lyerja me gëlqere e çerdheve, ndryshimi i bojës së një shkolle, etj. Pikërisht këto përbëjnë volumin më të madh të kësaj propagande. Vini re vendet e rajonit. Askund nuk do ta shini këtë propagandë komunale siç vërehet në Tiranë. Lëre pastaj që në Europën Perëndimore nuk guxon njeri të fyejë inteligjencien e njerëzve në këtë mënyrë.



8 Comments

  1. Cdo gje ne shqiperi eshte

    Cdo gje ne shqiperi eshte fake news dhe propogande

  2. pa problem….

    Shkrim i shkelqyeshem…….po ja pra ambasada me zi spo pret ta "rrasi" Erion mashtruesin e b*thq*rin ne qeveri ndoshta edhe kryeminister per te realizuar objektivat e tyre te felliqura prandaj mediat qene cdo dite i fryjne b*thes se Erionit djalit te oficereve te PPSH nga Kucova….. hajde Tirone hajde…

  3. E ke qare robo na e shpifi

    E ke qare robo na e shpifi kopili i fiqve

  4. Kopili fiqve qe nuk po le

    Kopili fiqve qe nuk po le takse pa rritur dhe na shet dhe dengla ne tv e leshit qe i paguan me leket qe i vjedh ketij populli fukara neveritje per kete sistem te qelbur.

  5. Ne nje “katun te madh” sic

    Ne nje "katun te madh" sic eshte kthyer Tirana, me nje Kryetar nga Ura Vajgurore, dhe me 1 milion ardhacake nga cdo katun i humb e qoshe e erret e vendit, ske cfare pret tjeter, gore katuni qe ben gam gam kot gjithe diten. Ky surrat eshte krijese e percudnuar, i neveritshem deri sa te japi te vjella, nje mashtrues katunar i padurueshem.

  6. Jo more Arber jo se nuk

    Jo more Arber jo se nuk qendron e keqja ne Shqiperi se paskeshin ardhur ne Tirane "katunaret" per te prishur "civilizimin" e saj. Nje fshat i madh ka qene Tirana para nje shekulli e civilizimi fitohet me mije vjecare e jo me nje shekull "Katunare" kane qene figurat me te shquara te popullit shqiptar, qe nga Skenderbeu e deri tek Ismail bej Vlora (Kanina). "Qytetar" nga Gjirokastra ishte Enver Hoxha, por e ktheu Shqiperine ne nje ciflik te madh te tij e gjithe popullin ne skllever apo bujkrober. E ka pershkruar mjaft mire autori i ketij shkrimi se ku qendron e keqja, jo te katunaret e qytetaret, por tek sharllatanet qe abuzojne me genjeshtra e propoganda. I lindur e ritur ne "Tirone" eshte ky sharllatani qe si minister i mirqenjes sociale, beri dasem sheikesh neper keshtjella me parate e kursyera nga "pensioni i mamase", por ishte bir komisaresh te PPSH ne ushtrine shqiptare, qe e gatuan te tille. "Tironas" eshte edhe Edi Rama, por eshte i biri i nje antari te presidences se diktatures komuniste, e nip i nje antari te byrose politike te PPSH, qe nga "antienverist", na u be shef i partise qe krijoi Enveri sebashku me serbet. Eshte po i njejti krim qe bene komunistet per te ndersyer "katunaret kunder qytetareve", qe te ndersehen "qytetaret" kunder "katunareve". Zvicra, nje nga vendet me nivelin demokratik e ekonomik me te larte te botes, shumicen dermuese te popullsise e ka me banore te zonave malore e qyteteve ne lugina, por a mos duhet t'ju themi zviceraneve se jeni katunare apo maloke ?

  7. shtet turme

    Ke shkruar dicka qe po e ndjejme te gjithe ne kete mugetire turme, e forumesh komuniste…

  8. Lajme me ujra re zeze me

    Lajme me ujra re zeze me dirigjent lal plehun