• |
ide | kryesore

Atentat me tritol në Vlorë

I pakategorizuar
mak.jpg



Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ të qytetit bregdetar.

Sipas policisë rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të Platon Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.