• |
ide | kryesore

VIDEO/ Barcelona e nis mbarë në Spanjë

Arkiva, Sport
mesiii_1503259405-6204474.jpg



Barcelona nisi mbarë sezonin e ri në La Liga duke marrë 3 pikët e para në “Camp Nou”. Katalanasit mposhtën 2-0 Betisin me golat e Sergi Roberto 39’ dhe autogol nga Alin Tosca 36’. Leo Messi shkëlqeu në këtë ndeshje, por nuk ishte nata e tij, pasi goditi tre herë shtyllën. Në “Camp Nou” në këtë ndeshje munguan, Suarez, Iniesta e Pique. Në ndeshjen e sotme në fanellat e lojtarëve nuk figuronin emra e tyre, por Barcelona, për shkak të viktimave pas sulmit terrorist ditë më parë.