• |
ide | kryesore

Gjermania reagon ashpër ndaj Erdogan/ Kërkon kontroll të rreptë të xhamive

Arkiva, Planet
me.jpg



Ministrat gjermanë të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë kërkuan sot një kontroll më të fortë për xhamitë që transmetonin “propagandën” e presidentit turk, episodi i fundit i një krize gjermano-turke që po përkeqësohet që prej disa muajsh.

“Ne duhet të kujdesemi që komunitetet myslimane të Gjermanisë të mos influencohen nga presidenti Erdogan. Në asnjë rast nuk mund të tolerojmë shoqëritë paralele apo edhe kundërshoqëritë.” – shkruan ministri i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel dhe i Drejtësisë Heiko Maas, në një artikull të “Spiegel”.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rreziqet që shfaqin organizatat shtetërore të Erdogan në Gjermani”,- sipas dy zyrtarëve social-demokratë, të cilët kërkojnë që Gjermania të mbrojë njerëzit që ngrihen kundër luftës kulturore dhe propagandës së Erdogan.

Kjo thirrje erdhi pasi Erdogan u kishte kërkuar turqve gjermanë të mos votonin për tre partië e mëdha në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit, mes të cilave SPD dhe Unioni Kristian-Demokrat, që janë sipas tij armiq të Turqisë.

Gjermania ka diasporën më të madhe turke me rreth tre milionë persona. Numri i xhamive të tyre apo komuniteteve fetare drejtohet nga Ministria turke për Çështjet Fetare nëpërmjet organizatës së saj Ditib, që dërgon imamë në Gjermani.