• |
ide | kryesore

Frikë për bombë, çanta e braktisur alarmon Ambasadën shqiptare në Vatikan

I pakategorizuar
FBFCBB1F-6410-49B0-A74A-7048C4B872AE_w1023_r1_s.jpg



Një çantë e braktisur pasditen e sotme përballë selisë së Ambasadës Shqiptare në Vatikan ka vënë në alarm policinë italiane.

Çanta ishte e vendosur mes dy shtyllave përballë derës së hyrjes së ndërtesës ku ndodhet selia e Ambasadës shqiptare në Vatikan në rrugën Ottaviano, një nga zonat më të populluara me turistë.

Prej më shumë se gjysëm ore kjo rrugë është mbyllur si për trafikun, për kalimtarët ashtu dhe për mjetet e qarkullimit publke si autobuzë e tram.

Pas verifikimit të skuadrës së policisë shkencore është vërtetuar se çanta ishte bosh, pa asnjë objekt apo send personal brenda. Çanta ishte e një cilësie e marke të mirë.

Ende nuk dihet arsyeja e braktisjes së saj përballë selisë së Ambasadës shqiptare.