• |
ide | kryesore

Fushë-Krujë, sekuestrohen 89 kg hashash, në pranga 39-vjeçari, në kërkim një tjetër

I pakategorizuar
screenshot-2_1503574259-3870011.jpg



Policia e Durrësit pas operacionit të koduar “Kontenieri” vuri në pranga një 39 vjeçar ndërsa sekuestroi 89 kg hashash.

Në pranga u vu shtetasi Arben Balliu  39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasi Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.

Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

 • 14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.