• |
ide | kryesore

Pranga 4 shqiptarëve që shpërndanin kanabis në Romë

I pakategorizuar
Droga-ne-Itali.jpg



Një mega operacion i policisë italiane ka çuar gjatë natës së shkuar në arrestimin e 4 shqiptarëve të moshës nga 23 në 33 vjeç e në sekuestrimin në 2 banesat e tyre të rreth 322 kg marijuanë. Operacioni është ekzekutuar në lagjet periferike të kryeqytetit Romë, në Casiilna, Boorghesiana e Fontana Cnadida. Katër shqiptarët e arrestuar janë pa leje të rregullt qëndrimi në Itali e nuk figurojnë të dënuar më parë nga policia italiane.
Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i shtimit të kontrollit në territor e identifikimit të një lokali të frekuentuar nga shqiptarët e nga disa persona të lidhur më botën e drogës. Në 2 banesa ku jetonin shqiptarët në lagjen Fontana Candida janë sekuestruar rreth 322 kg marijuanë si  dhe para të thata.  
Lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar të trafikohej në të gjithë territorin e Romës. Katër të arrestuarit ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës nën akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë.