• |
ide | kryesore

Skëndërbeu-Dinamo Zagreb, RENEA kontroll me qen antieksploziv në “Elbasan Arena”

I pakategorizuar
sdsdsd.jpg



Policia e Elbasanit po kalon në “sitë” stadiumin “Elbasan Arena” para ndeshjes Skëndërbeu- Dinamo Zagreb.

Ndeshja e vlefshme për turin paraeliminator të Europa League që do të luhet në orën 20:00 të mbrëmjes.

Efektivë të Reneas kanë kontrolluar të gjithë hapësirën e stadiumit me qen antieksploziv.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit”.

Ndërkohë disa akse rrugore të qytetit të Elbasanit do të bllokohen dhe të gjitha lokalet rreth stadiumit do të jenë të mbyllura nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Nga ora 16:00 e datës 24 gusht  nuk do te lejohet parkimi i mjeteve:

Në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.

Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”

Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”.