• |
ide | kryesore

Flet ambasadorja jonë në Holandë: Nuk ka raport, media shqiptare ka gabuar në përkthim

I pakategorizuar
9W1A7269-Edit.jpg



Adia Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, shprehet se nuk ka asnjë raport apo shqetësim nga autoritetet holandeze për lëvizjen e shqiptarëve në zonën “Shengen”, apo mundësisë së rikthimit të regjimit të vizave. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Sakiqi e sheh normale dhe pjesë të aktivitetit parlamentar interesimin e deputetëve holandezë për shkrimin e gazetës “De Telegraaf” dhe zhurmën e bërë në mediet shqiptare. Ajo shprehet se është bërë një përkthim i deformuar i shkrimit të gazetës holandeze nga mediat shqiptare, por që faktikisht, sipas saj, nuk ka asnjë raport nga policia në lidhje me aktivitete të kriminelëve shqiptarë.

Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë shqetësim nga autoritetet holandeze. Ambasada jonë kontaktoi me Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë holandeze, pasi lexuam artikullin jo në gazetën “De Telegraaf”, në Holandë, por përkthimin e deformuar që i ishte bërë në Shqipëri, pasi në gazetë thuhej qartë që ky dokument i policisë nuk i ishte dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë. Ne kërkuam versionin zyrtar nga Ministria Holandeze dhe ata na siguruan se nuk kanë marrë asnjë raport nga policia në lidhje me aktivitete të kriminelëve apo keqbërësve nga shqipfolësit. Unë kontaktova dhe me Ministrinë e Jashtme Holandeze, ku fola me koordinatoren për zgjerimin në BE, e cila më siguroi se raporte të tilla nuk ka, sepse nëse do të kishte ai duhej të kishte ardhur në linjë zyrtare, siç kanalizohen të gjitha komunikimet në shtetet demokratike. Nëse një gazetë shkruan në lidhje me veprimtarinë e keqbërësve shqiptarë në Amsterdam, ajo është diçka tjetër.” – tha Sakiqi.

Gjithashtu amabasadorja jonë në Holandë shprehet se faji nuk është i gazetës holandeze, por i mediave shqiptare, të cilat e kanë përkthyer fjalën mendim me fjalën vendim.

Nuk ishte më shumë faji i “De Telegraaf” sesa i keq përkthimit të gazetave shqiptare që fjalën “mendim” të një polici e përktheu në “vendim” të Holandës për vendosjen e vizave.” – shprehet Sakiqi ndër të tjera.