• |
ide | kryesore

Gafa e Thohir: Jam tifoz i Inter që kur luanin 3 holandezët

Arkiva, Sport
mondiali2010.thohir.nerazzurro.750x450.jpg



“Të blesh një klub futbolli nuk është vetëm biznes. Duhet ta duash skuadrën. Unë jam internist që kur Interi bleu treshen e holandezëve dhe më pas me arritjen e Ronaldos”.

Është kjo gafa e ish-pronarit të Inter Erick Thohir, sot një aksionit në minorancë pas mbërritjes së kinezëve të Suning.

Trioja e holandezëve në fakt është ajo historikja e Milan e viteve “80 me Gullit, Rijkaard dhe Van Basten. Pak orë pas gafës Thohir bëri një status në Twitter.

“Sigurisht që e kisha fjalën për tre gjermanët  “Deutsche” dhe jo holandezët “Dutch” – shkroi ai.  /lapsi.al/