• |
ide | kryesore

Kalendari/ Zbulohet data e “ferrit” të Beogradit për Skënderbeun

Arkiva, Sport
1503679856e9b32541a860001d73774d0e8cbfc9c5_XL.jpg



Më shumë se 3 vite distancë, nga ferri me të cilin Kombëtarja shqiptare u përball në Beograd për një ndeshje futbolli kualifikuese, që thuajse u kthye në tragjedi, flamuri shqiptar do të jetë sërish i pranishëm në stadiumin serb.

Shorti vendosi përballë njëri-tjetrit në të njëjtin grup, Skënderbeun me Partizanin e Beogradit, rival që spikat më shumë për shkak të tifozëve, sesa ekipet më të forta në letër si Young Boys apo Dinamo e Kievit.

Katër protagonistët e grupit B mësuan edhe kalendarin e të 6 ndeshjeve, që do të zbulojnë dhe kush do të qëndrojë në turneun më të vogël të futbollit europian për klube.

Skënderbeu rinis fushatën kontinentale me transfertën ukrainase të 14 shtatorit, në stadiumin Olimpik të Kievit. Korçarët do të përballen me favoriten e grupit, një tjetër Dinamo, pas asaj të Zagrebit.

Dy javë më vonë, “Ujqërit” do të presin në shtëpi zviceranët e Young Boys, ndeshje që do të luhet në orën 21:05. Sfida me më tepër interes për shqiptarët do të jetë ajo e 19 tetorit, në “Elbasan Arena”, kur të zbarkojë Partizani i Beogradit, një 90-minutësh që pritet të rikthejë masat ekstreme të sigurisë, ashtu si në rastin e përballjes mes dy kombëtareve.

Korçarët do t’u kthejnë vizitën serbëve më 2 nëntor, ndërsa në datën 23 të po atij muaji do të presin Dinamon e Kievit. Kalendari i formacionit të Ilir Dajës vazhdon me impenjimin e fundit të dimrit, më 7 dhjetor, në transfertën ndaj zviceranëve të Young Boys. Sfida në Zvicër, sido që të shkojë, ul edhe siparin e një fushate për t’u mbajtur mend për futbollin shqiptar.

14 Shtator 2017

Dinamo Kiev – Skënderbeu, ora 19:00

28 Shtator 2017

Skënderbeu – Young Boys, ora 21:05

19 Tetor 2017

Skënderbeu – Partizani i Beogradit, ora 21:05

2 Nëntor 2017

Partizani i Beogradit – Skënderbeu, ora 19:00

23 Nëntor 2017

Skënderbeu – Dinamo Kiev, ora 21:05

7 Dhjetor 2017

Young Boys – Skënderbeu, ora 19:00

/ Top Channel