• |
ide | kryesore

Trajneri dhe lojtarët e Partizanit të Beogradit flasin për Skënderbeun

Arkiva, Sport
sp-partizan-teren.jpg



Shorti i Ligës së Europës ka parë përjetime të ndryshme në kampin e Partizanit të Beogradit. Nga njëra anë, trajneri dhe lojtarët mendojnë se ky short është mjaft i balancuar dhe kushdo mund të luftojë ndaj kujtdo. Nga ana tjetër, menaxheri i përgjithshëm i klubit ka filluar të projektojë që tani skuadrën për ndeshjet me eliminim direkt, pasi ka bindjen se skuadra e tij do të kalojë turin.

miroslav djukic

 Miroslav Djukiç, trajneri i Partizanit të Beogradit

“Mendoj se grupi është i barabartë dhe çdo skuadër ka një shans për të ecur përpara”.

Milosh Vazura, menaxheri i përgjithshëm i Partizanit të Beogradit

“Tifozët e Partizanit duhet të jenë të kënaqur me shortin. Ne kemi një shans të mirë dhe mund të luajmë ndaj kujtdo. Me bisedimet që kemi bërë mes drejtuesve, tifozët duhet të presin shumë nga Partizani në këtë vjeshtë. Ne po punojmë për objektivin që të luajmë ndeshje europiane në pranverë.

Mund të luajmë ndaj çdo skuadre në grup, Dinamo është skuadra më e fortë në grup dhe me shumë mundësi ekipi më i fortë edhe për të tjerët. Në 2-3 ditët e ardhshme, me siguri do të afrojmë dy lojtarë të rinj”.

Milan Radin, futbollist i Partizanit të Beogradit

“Ka dy anë të këtij shorti, nga njëra anë ne dëshironim të luftonim me skuadra si Arsenali. Megjithatë, mendoj se shorti është i favorshëm dhe jemi në një grup me skuadra ndaj të cilave mund të konkurrojmë. Mendoj se kemi një shans real për të arritur në fazën tjetër të turneut”.

Marko Jankovic

Marko Jankoviç, futbollist i Partizanit të Beogradit

“Unë dëshiroja një ekip të madh dhe të shihja se ku jemi në krahasim me ta, por në çdo rast në kemi përballë tre skuadra të barabarta, kemi respekt të madh për ta dhe duhet të përgatitemi mirë. Do të analizojmë secilën prej tyre dhe të flasim për to, por me siguri ndaj secilës do të kërkojmë me ngulm fitoren. Në këtë turne jemi më të lehtësuar dhe shpresojmë të tregojmë potencialin tonë”.