• |
ide | kryesore

Zjarri në Martanesh/ Digjen disa banesa, zbarkojnë forcat e ushtrisë

I pakategorizuar
14163674_173628096396368_1139324988_o.jpg



Situata është përshkallëzuar në Martanesh pas flakëve të mëdha që përfshinë fshatin Lenë ditën e djeshme.

Dje u lajmërua se 6 familje u evakuuan nga banesat e tyre pasi rrezikoheshin të përfshiheshin nga flakët. Ndërkohë do të evakuoheshin edhe 4 familje të tjera.

Situata vazhdon të jetë e vështirë edhe sot, pasi flakët kanë përfshirë edhe banesat e fshatit Lenë. Një nga banorët e zonës tha se janë në rrezik 30 familje, pasi flakët e zjarrit po u afrohen banesave dhe për momentin nuk ka ndërhyrje.

Për këtë arsye 30 forca ushtrie janë nisur drejt fshatit.

Si pasojë e terrenit të vështirë, forcat e zjarrfikëses e kishin të pamundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. /LAPSI.AL/