• |
ide | kryesore

VIDEO/ Barcelona fiton sërish me dopietë nga Messi që thyen një tjetër rekord

Arkiva, Sport
me_1503770928-8509541.jpg



Barcelona vijon formën e mirë në La Liga, pavarësisht mungesës së Luis Suarez he largimit të Neymar.

Të besuarit e Ernesto Valverdes morën 3 pikë duke mundur Alaves 0-2 falë magjisë së Leo Messit, që shënoi në minutat 55’ dhe 66’.

Ky rezultat mund të ishte më i thellë nëse 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do ta kishte humbur një penallti në pjesën e parë.

Me këto dy gola, Messi shkoi në kuotën e 351 golave në La Liga në vetëm 384 ndeshje, duke u bërë lojtari i dytë në 5 ligat evropiane që arrin një shifër të tillë me të njëjtin klub.

I pari është Gerd Müller me 365 gola në Bundesligë me Bayern Munich.

Në këtë ndeshje debutoi edhe blerja e re, Paulinho.