• |
ide | kryesore

VIDEO/ VAR i kthehet në makth Juventusit, tjetër penallti kundër “Zonjës”

Arkiva, Sport
183921191-55aab40d-b986-4d31-9978-36be24fb0468-470x265.jpg



Përdorimi i teknologjisë në Serinë A ka sjellë ndryshime të mëdha dhe këtë po e kupton më mirë Juventusi, i cili në dy javët e paratë kampionatit është ndëshkuar me dy penallti si pasojë e sinjalizimeve nga video-asistenti.

Në javën e parë të Serisë A, bardhezinjtë u ndëshkuan në ndeshjen kundër Kalajrit vetëm pak minuta pas fillimit të ndeshjes për një faull në zonë, por Bufon arriti të neutralizonte gjuajtjen e Farias.

Sot, në ndeshjen kundër Xhenoas, skena është përsëritur. Galabinov u rrëzua në zonë pas një kontakti me Ruganin dhe për gjyqtarin nuk ishte faull, sinjalizimi nga operatorët e VAR e bëri të ndërronte mendje, duke dhënë penalltinë e radhës kundër Juves. Ndryshe nga ndeshja e parë, këtë radhë Bufon nuk mundi të neutralizonte gjuajtjen nga pika e bardhë të Galabinov.