• |
ide | kryesore

“Rama 2” Qeveri e re, me emra të vjetër

I pakategorizuar
rama.JPG



Ditën e sotme, Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit qeveritar për mandatin e dytë, në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Bie në sy kthimi i Pandeli Majkos në qeveri. Emra të rinj në kabinet janë: Senida Mesi si zv.kryeministre, Sonila Qato si ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve dhe Etilda Gjonaj si ministre e Drejtësisë.

Pavarësisht ndryshimeve në ministri, emrat që do të drejtojnë këto institucione janë pothuajse të njëjtët. 

Kabineti i ri qeveritar:

Zv.kryeministre: Senida Mesi

Ministër Shteti për Diasporën: Pandeli Majko

Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve: Sonila Qato

Ministër i Jashtëm: Ditmir Bushati

Ministër i Brendshëm: Fatmir Xhafaj

Ministër i Mbrojtjes: Olta Xhaçka

Ministër i Drejtësisë: Etilda Gjonaj

Ministër i Kulturës: Mirela Kumbaro

Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës: Arben Ahmetaj

Ministër i Arsimit dhe Rinisë: Lindita Nikolla

Ministër i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social: Ogerta Manastirliu

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: Damian Gjiknuri

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Niko Peleshi

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit: Blendi Klosi 

Ristrukturimi i kabinetit qeveritar ka lanë pa post 6 ministra të cilët mbyllën mandatin e parë qeverisës.

Mimi Kodheli nuk do të drejtojë më Ministrinë e Mbrojtjes dhe për të cilën, Rama tha se do të ketë një post të rëndësishëm në grupin parlamentar.

Pas saj janë edhe katër zonja të tjera si dhe Eduard Shalsi, që mbeten pa post:

Mimi Kodheli– ish ministre e Mbrojtjes

Milva Ekonomi– ish ministre e Ekonomisë

Eglantina Gjermeni- ish ministre e Zhvillimit Urban

Milena Harito– ish ministre e Shtetit për Inovacionit

Ermonela Felaj- ish ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin

Eduard Shalsi– ish ministër Shteti për Cështjet vendore 

/LAPSI.AL/