• |
ide | kryesore

Flet Panuçi: Me Taulant Xhakën është çështje e mbyllur

Arkiva, Sport
Panuci-Xhaka-1024x614.jpg



Trajneri i Kombëtares së futbollit Kristian Panuçi ka dalë këtë të hënë përpara gazetarëve për të sqaruar listën e lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjet eliminatore të botërorit kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Një çështje që nuk mund të anashkalohej ishte padyshim mungesa e një ftese për Taulant Xhakën. Siç dihet trajneri italian shkoi ta takojë lojtarin në Bazel, por edhe pse e priti 3 orë ai nuk doli ta takojë.

“Portat e ekipit kombëtar janë të hapur për këdo. Nëse i referoheni çështjes së Xhakës mund ta sqaroj. E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Kjo çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij. Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria” – thotë trajneri Panuçi. /lapsi.al/