• |
ide | kryesore

Lufta e shenjtë e Europës: Reforma që tronditi një kontinent të tërë

Arkiva, Planet
Screen-Shot-2017-08-28-at-08.57.09.jpg



Përpara, pas dhe gjatë reformës protestante angleze qe ajo, me shtrirje me të gjerë ideologjike, e nisur nga Martin Luteri. Ja 12 momentet kryesore të skizmës në Kishën e Perëndimit.

Nga Diarmaid MacCulloch

1517 – Luteri i dërgon një ankesë të fortë Papës

Martin Luteri, një frat i devotshëm agostinian, që jep mësim në Universitetin e Wittenberg në Saksoni të Gjermanisë Veriore, shpërthen kundër indulgjencave, domethënë dokumentave që Kisha u jep besimtarëve për të shkurtuar kohën që do t’i duhet secilit mëkatar të kalojë në Purgator përpara se të futet në Parajsë. Vepra e tij, që konsiston në 95 propozime (teza) që marrin në shqyrtim këtë aspekt specifik të teologjisë zyrtare lidhur me shpëtimin, lind nga zemërimi përballë fushatës së shitjes me të cilat shpërndahen indulgjencat, nga e cila përfitojnë financiarisht si Papa, ashtu edhe Peshkopi Albrecht i dioqezës së Luterit, një aristokrat autoritar gjerman. Iniciativa ngjalli sukses në të gjithë Gjermaninë dhe frati, që deri në atë moment nuk ka botuar asgjë, nis të shkruajë një lumë librash dhe akuzash, në të cilat ekspozon energjikisht idetë e tij. duke e ndjerë të kërcënuar autoritetin e saj, Kisha reagon, por të dyja palët përdorin argumenta të ndryshme: Luteri flet për shpëtim tejtokësor, Kisha flet për bindje.

 

1519 – Zelli reformist përhapet në Jug

Në Zyrih, qindra kilometra në jug të Wittenberg, një klerik i rëndësishëm me emrin Huldrych Zwingli nis një fushatë sistematike predikimi të bazuar mbi tekstet e Biblës dhe mbi idenë se vetëm Zoti është shpërndarës shpëtimi, një mesazh që e sfidon keqas doktrinën zyrtare të Kishës. Reforma e tij, që zhvillohet fillimisht në Zyrih dhe më pas në pjesë të ndryshme të Zvicrës dhe të Gjermanisë Jugore, ecën paralelisht me atë të Luterit, por të dyja nuk do të jenë kurrë identike dhe Zwingli nuk do ta respektojë kurrë autoritetin e fratit agostinian.

1520 – Roma tregon muskujt

Tashmë Luteri dhe autoritetet klerikale janë në rrugën e përplasjes. Nga këndvështrimi i tij, Luteri vetëm po rikthen në skenë doktrinën tradicionale të shpëtimit të bazuar mbi dy autorë themelorë të kristianizmit të lashtë, Palit nga Tarsi dhe Agostinit nga Hipona, por autoritetet e Romës janë thjeshtë të tërbuara pse frati nuk i bidnet urdhërit të tyre për ta ndërprerë predikimin e tij. Papa nxjerr një bulë (domethënë një deklarim solemn) ku dënon Luterin dhe mosbindjen e tij, por Luteri e djeg publikisht bulën dhe vazhdon të shkruajë tri libra që ravijëzojnë një strukturë alternative për mendimin kristian. Doktrina e tij është e përqëndruar mbi “justifikimin për fenë”: ideja që dhurata e fesë, që Zoti i bën njeriut bëpërmjet faljes së Tij, është vetëm mjeti për sigurimin e shpëtimit të përjetshëm. Kisha nuk e ka pushtetin për t’i shtuar asgjë këtij realiteti, aq më pak duke i shitur atyre indulgjenca: kështu që autoriteti i saj bazohet vetëm mbi një mashtrim dhe duhet të flaket tej.

 

1521 – Pozicioni i qëndrueshëm i Luterit në Worms

I thirrur përpara Perandorit Karli i V-të në Dietën (domethënë një asamble zyrtare) e Worms, Lutero refuzon që t’i ritrajtojë mësimet e tij. ndjekësit e tij do ta kujtojnë këtë akt bindjeje ndaj ndërgjegjes së tij po me fjalët e tij: “Këtu qëndron i palëkundur. Nuk mund të bëj gjë tjetër”. Perandori, që i kishte garantuar një shteg shpëtimi për të arritur Dietën, e mban fjalën e tij dhe Luteri mund të kthehet i lirë në shtëpi, megjithëse duke qenë tashmë i vënë kundër si autoritetit papnor, ashtu edhe atij perandorak. Megjithatë, shumë fisnikë gjermanë rreshtohen nga ana e tij, në mënyrë të veçantë Elektori i Saksonisë që e ka mbështetur qysh nga fillimi dhe që, për ta siguruar mirë, inskenon një “rrëmbim” të sajuar dhe e transferon në kështjellën e Wartburg, ku frati fillon përkthimin e Biblës në gjermanisht (vepër që do të ketë influencë të madhe mbi zhvillimin gjuhësor e gjermanishtes së folur). Si adhurues i muzikës që është, shkruan edhe himne të shenjta shumë të bukura në gjermanisht, akoma sot themelore për përkthimin luteran.

1525 – Rebelët masakrohen

Në pjesën më të madhe të Perandorisë së Shenjtë Romake një valë e gjerë trazirash, që bashkon tensione të vjetra lokale me eksitimin e rij prej implikimeve radikale të mesazhit të Luterit, merr formën e një rebelimi të vërtetë: Lufta e Fshatarëve. Por kjo revoltë përfundon e mbytur në gjak. I shpifur prej instrumentalizimit të dhunshëm të mesazhit të tij, Luteri rreshtohet në favor të represionit dhe rebelët mbesin thellësisht të zhgënjyer. Qysh prej atij momenti, ai preferon që të mbështetet tek klasa dominuese për ta përhapur Reformën e tij; në të kundërt, shumë mbështetës të revoltës vazhdojnë vetë në rrugë akoma më shumë radikale, duke refuzuar parime mbi të cilat kristianizmi është dakord prej shekujsh (si natyra e Trinisë ose raporti midis Kishës dhe pushtetit tokësor) dhe duke kërkuar përgjigje të bazuara mbi fjalët e Ungjillit. Kundërshtarët e tyre – si katolikë, ashtu edhe protestantë – i persekutojnë, duke i quajtur me përbuzje “anabaptistë” (“ripagëzues”) prej idesë së tyre sipas së cilës nuk duhet të pagëzohen fëmijët, por vetëm të rriturit që kanë mundur të zgjedhin me ndërgjegje të bëhen kristianë.

 

1530 – Mosmarrëveshje të brendshme midis protestantëve

Karli i V-të mbledh një Dietë të re në Augusta, ku mbështetëit politikë të Luterit (tashmë të quajtur “protestantë” prej protestës së tyre kundër ndalimit perandorak që e pengon Luterin të lëvizë lirisht) e bindin që të marrë në konsideratë dy formulime të Reformës, një propozim nga vetë luteranët dhe tjetri nga 4 qytete të Perandorisë që simpatizohen më shumë më reformatorët zviceranë. Në fund, Perandori i refuzon të dyja, por formulimi luteran mbetet i njohur si “Rrëfimi i Augusta” dhe çarja midis protestantëve luteranë dhe protestantëve joluteranë (më pas të njohur si “protestantë reformistë”) u bë i përhershëm. Këta të fundit, admirues dhe pasues të Zwingli, krahasuar me Luterin, vendosin një theks më të madh mbi idolatrinë dhe predikojnë shkatërrimin e imazheve të shenjta nëpër kisha (që Luteri i kishte gjykuar tashmë negativisht). Kanë edhe ide rrënjësisht të ndryshme lidhur me domethënien e ritit themelor të kristianizmit: Eukarestisë të krijuar nga vetë Jezùsi në Darkën e Fundit. Për të reformuarit, buka dhe vera kanë vetëm një domethënie simbolike dhe nuk transformohen realisht në Trupin dhe Gjakun e Krishtit nëpërmjet aktit të kultit. Për pasojë, zëinglianiët e refuzojnë tërësisht teologjinë eukarestike dhe ritin sakrifikues të meshës, ndërsa Luteri synon që të ruajë një pjesë të madhe të ceremonialit tradicional. Në fakt, të dy grupet bien dakord mbi faktin se Papa është armiku i Zotit dhe se kleri as nuk duhet të konsiderohet kastë e privilegjuar, as të detyrohet të qëndrojë beqar.

1536 – Sukses i Kalvinit pranë reformatorëve

Në Gjenevë, tashmë e zhytur në një klimë kaotike reformiste, mbërrin Zhan Kalvini, klerik francez në mërgim që brenda një periudhe të shkurtër do të marrë në duar frenat e qytetit dhe gradualisht, duke tejkaluar opozicione të ndryshme (jo e fundit ajo e reformatorëve të tjerë) dhe falë edhe mbështetjes së mërgimtarëve të shumtë si ai, përcakton vizionin e tij të Reformës. Kështu Gjeneva bëhet një qendër e përhapjes së protestanizmit të reformuar bashkë me Zyrihun. Kalvini vendos një një theks të veçantë mbi disiplinën dhe mbi një qeveri ekleziaste të mirërenditur: në një Europë në ankth të përhershëm prej trazirave publike dhe dhunës së përhapur, sukseset e tij ngjallin admirim të madh. Kolegët e tij inkurajojnë edhe lindjen e një forme të re të muzikës së shenjtë, shumë e ndryshme nga ajo luterane dhe e bazuar vetëm mbi tekste të nxjerra nga Bibla, sidomos nga 150 Paslmet e Davidit, vargjet e thjeshta e të cilave transformohen në muzikë me melodi të lehta për t’u kënduar nga kushdo (e ashtuqjajtura “metrikë psalmodike”). Për shumë njerëz është një zbulim, një mënyrë e re dhe çliruese për të celebruar Zotin dhe, brenda një kohe të shkurtër, metrika psalmodike transformohet për të reformuarit në një simbol të fuqishëm identiteti grupi, që i kalon kufijtë midis kulturave.

 

1555 – Karli i V-të detyrohet që t’u cedojë luteranëve

Pas 9 vitesh lufte në Europën Qendrore, Karli i V-të dhe Habsburgët janë detyruar ta njohin zyrtarisht ekzistencën e luteranizmit dhe t’u lejojnë vasalëve të tyre që ta bëjnë besimin fetar e nënshtetasve të tyre nëqoftëse do ta dëshirojnë. Por tjetërkund Habsburgët do të punojnë për ta mbrojtur dhe rivitalizuar katolicizmin. Ky kompromis, i njohur si “Paqja e Augustas”, nuk shtrihet gjithsesi tek protestantizmi i reformuar, edhe pse në dekadat e mëpasme aristokratët e reformuar vijnë në pushtet në disa rajone të Perandorisë: kjo pabarazi gjeneron një situatë të paqartë dhe të paqëndrueshme në ekuilibrat fetarë të Europës Qendrore. Në fund të shekullit të XVI-të, Skandinavia dhe një pjesë e mirë e Gjermanisë Veriore do të jenë tashmë fuqimisht luterane, por kishat e reformuara do të përhapen deri në Angli e Skoci në perëndim dhe deri në Transilvani, në Poloni e në Lituani në lindje.

 

1558 – Elisabeta e I-rë kërkon një kompromis

E kurorëzuar Mbretëreshë e Anglisë, Elisabeta e I-të në 1559 nënshkruan me Parlamentin një Marrëveshje lidhur me Religjionin, që u jep fund dekadave të pasigurisë në tokën angleze. Nga prishja e babain të saj, Henriku i VIII-të me autoritetin papnor në 1533, Anglisë i është dashur të përballet me qëndrimet ambigue e Henrikut ndaj Reformës, masat fuqimisht reformatore e pasuesit të tij, Eduardit të VI-të dhe rifutjen drastike të katolicizmit në punë nga Mbretëresha Maria e I-rë. Nga ana e saj, Elisabeta është një protestante e vakët, por këshilltarët e saj fetarë e laikë synojnë që të vazhdojnë me entuziazëm në trajektoren e protestantizmit të reformuar të filluar nga Eduardi dhe mbretëresha nuk gjen mënyrë si ta pengojë. Një pikë vendimtarë mbi të cilën Elisabeta gjithsesi nuk tërhiqet është ruajtja jo vetëm e peshkopëve, por edhe e katedraleve dhe e insittucioneve ekleziaste tashmë në funksionim. Kulti i ushtruar në katedrale është shumë ndryshe nga kultura protestante e reformuar që po përhapet në famullitë angleze dhe do të përfundojë për të futur në teologjinë e Kishës së Anglisë një ambiguitet që nuk do të zgjidhet kurrë: bëhet fjalë për katolicizëm apo për protestantizëm? Ato që bashkojnë në fakt Kishën Angleze janë përkthimi në anglisht i Biblës dhe i Librit të Lutjeve të Përbashkëta (Book of Common Prayer). Nga kjo Kishë e Anglisë do të lindë anglikanizmi.

 

1563 – Fillon Kundërreforma

Në Trento përfundon Koncili i peshkopëve katolikë i filluar në 1545, që ka efektin e rikthimit të besimit në Kishën e Romës dhe të riparojë strukturën e saj pas kundërgoditjeve të Reformës. Disa pikëpyetje (si ajo mbi natyrën e autoritetit papnor) lihen qëllimisht pa përgjigje, por Koncili riafirmon pakompromis doktrinën dhe praktikën në formën që kishin në agimin e rebelimit të Luterit, duke i eliminuar disa shkelje. Përkrah shpërthimit të rinovuar të energjisë që rivitalizon shpirtin fetar të Europës Jugore, e mbetur jashtë nga Reforma protestante, Koncili kobtribuon në lindjen e një identiteti të ri “kundërreformist” për Kishën katolike, i mbështetur nga sovranë të ndryshëm si ai ai i Francës, ai i Polonisë dhe Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake. Falë ekspansionit të Spanjës dhe Portugalisë në Amerika, në Afrikë e në Azi, katolicizmi nis të bëhet feja më e përhapur në botë, i mbështetur edhe nga forca e armëve kudo që autoritetet politike spanjolle e portugeze arrijnë të shkojnë.

 

1607 – Protestantizmi në Amerikën Veriore

Kolonia e parë e angleze e destinuar të mbijetonte përjetësisht në Amerikën Veriore është ajo e Jamestoën, e pagëzuar kështu në nderim të Mbretit Jack (James), megjithëse fillimisht u quajt Virginia në nderi të Elisabetës, Mbretëreshës së Virgjër. Themelimi i saj i jep jetë ekspansionit të protestantizmit në gjuhën angleze, që duke u nisur nga një ishull i vogël europian do të bëhet një manifestim ië fesë kristiane në shkallë botërore, kolonia e re adopton një formë fetare konform me Kishën e Anglisë, por pak më në veri, përgjatë një cope bregu të quajtur New England, themelohen vendbanime të tjera nga kolonë me ide më radikale që nuk i përshtaten aspak Kishës Angleze, që e konsiderojnë si të infektuar nga kompromise papiste.

 

1618 – 1619 – Fillon Lufta 30 vjeçare

Kisha e Reformuar Hollandeze mblidhet në një sinod (asamble) në Dordrecht (Dort) për të ravijëzuar një doktrinë të saktë lidhur me shpëtimin pas një kundërshtie të dhunshme teologjike e politike që ka parë fitoren e fraksionit besnik ndaj idesë së predestinimit hyjnor. Në mbledhje marrin pjesë edhe përfaqësues të Kishave të tjera të reformuara, gjë që e bën këtë sinod gjënë më të afërt me një asamble ndërkombëtare që bota e fragmentuar protestante ka arritur ndonjëherë të organizojë. Hiqen kufij të prerë në përkufizimin e identitetit të reformuar fetar. Ndërkohë acarohet lufta për fronin e Bohemisë midis një habsburgasi katolik dhe një anëtari të reformuar të dinastisë Wittelsbach, që përfundon në 1620 me fitoren dërrmuese e të parit në Betejën e Malit të Bardhë. Midis pushteteve të tjera të Europës Qendrore përhapet frika e një avancimi të ri të Habsburgëve dhe nga një konflikt lokal shkaktohet një shumë më i madh dhe jashtëzakonisht me shkatërrimtar: Lufta 30 Vjeçare. Në përfundim të saj, në 1648, territoret në duart e protestantëve janë reduktuar shumë por shumë në Europë nuk durojnë do të më dhunën e markës fetare dhe nisin të kërkojnë zgjidhje racionale që mund t’i aplikohen edhe fesë. Nga përpjekjet e tyre intelektuale do të lindë Iluminizmi./bota.al

(Diarmaid MacCulloch është Docent i Historisë së Kishës në Oxford University)